Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daka: KQZ-ja s’ka nevojë për buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve lokale, pandemia mbetet sfidë

Prishtinë, (Ekonomia Online) - Kryesuesja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve lokale. Por, Daka thotë se pandemia pritet të jetë sfidë në organizimin e zgjedhjeve.

“Ne kemi parashikuar sa do të jenë zgjedhjet lokale dhe gjithsesi këto do të jenë më të shtrenjta për shkak të dy rundeve, por edhe sa i përket mjeteve të cilat na nevojiten për parandalimin e pandemisë ato tash janë paraparë dhe nuk do të ketë nevojë për buxhet shtesë”, ka deklaruar Daka për Ekonomia Online.

Situata e krijuar me pandeminë pritet që KQZ-së t’i sjellë problem në organizimin e zgjedhjeve, mirëpo Daka shpreson se do të fillojë edhe vaksinimi i popullatës, që siç thotë ajo nuk do të kishte nevojë për masa shtesë.

“Situata me pandeminë ka me qenë ajo që më së shumti ka me na sjellë probleme, ndoshta shpresoj që popullata do të fillojë vaksinimin dhe ndoshta masat do të lehtësohen dhe nuk do të ketë nevojë për këto masat preventive, por gjithsesi që e kanë rrit edhe koston e zgjedhjeve”.

Daka thotë se tashmë janë të gatshëm për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, pavarësisht që nuk e kishin menduar se në shkurt do të mbaheshin edhe ato nacionale.

“Po KQZ-ja tashmë e ka dit se ky vit është vit zgjedhor dhe do të jenë zgjedhjet lokale dhe gjithsesi ne nuk e kemi parashikuar që do të kemi edhe zgjedhje të parakohshme, por zgjedhjet lokale janë ato rregullta për të cilat ne përgatitemi çdo katër vjet”, ka shtuar Daka.

Edhe KQZ-ja gati për organizimin e zgjedhjeve lokale, pritet të kushtojnë 7.5 milionë euro Arbëri KQZ-ja gati për organizimin e zgjedhjeve lokale, pritet të kushtojnë 7.5 milionë euro

Daka ka folur edhe procesin e fundit zgjedhor të 14 shkurtit. Ajo tha se ky proces ka qenë një prej proceseve më të organizuar, raporton EO.

“Procesi i fundit zgjedhor ka qenë një prej proceseve më të mira të organizuara jo vetëm që është vetëm vlerësim i imi personal, por edhe vlerësim i të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e zgjedhjeve edhe ata që kanë vëzhguar ditën e zgjedhjeve por edhe të gjitha ato që kanë ndodhur pas ditëve së zgjedhjeve”.