Të enjten, Valdete Daka është detyruar të reagojë për vota, pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në një përgjigje për KTV-në, kishte ngatërruar numrin e votave që ajo i kishte marrë në votimin për kryetare të Gjykatës Supreme.
Këshilli Gjyqësor, në një përgjigje gjatë ditës, ka përmirësuar veten, duke shtuar se ka qenë një lëshim teknik, dhe se Daka, përfundimisht kishte 5 vota për, 4 abstenime dhe 1 kundër.
E me këto vota, Daka thotë se ajo do të duhej të propozohej për kryetare të Gjykatës Supreme, nëse do të respektohej neni 4 i rregullores me të cilin Këshilli Gjyqësor zgjedh gjyqtarët e kryetarët e gjykatave.
Ky nen i rregullores u ishte lexuar anëtarëve të këshillit më 6 mars kur ishte votuar për kryetar të Supremes, e ku u zgjodh Enver Peci.
Tani i mbetet Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nëse ankesa e gjyqtares Daka qëndron.
-
Sa gjyqtarë të Kushtetueses s’u pajtuan me anulimin e zgjedhjes së kryetarit të Supremes
-
Sa gjyqtarë të Kushtetueses s’u pajtuan me anulimin e zgjedhjes së kryetarit të Supremes
-
Kushtetuesja i jep të drejtë Valdete Dakës për kryetare të Supremes
-
Daka pretendon se iu bë e padrejtë në konkursin për Supremen, i drejtohet Kushtetueses
-
Daka dorëzon në Kushtetuese ankesën kundër kryetarit të Gjykatës Supreme