Valdete Daka ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesën kundër zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme.
Sipas Dakës, KGJK-ja, gabimisht ka zbatuar rregulloren për emërimin e kryetarëve dhe gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, raporton KTV.
“Konsideroj se Këshilli Gjyqësor gabimisht e ka apliku këtë rregullore dhe i ka numëruar edhe votat që kanë qenë abstenime”, ka thënë Daka pas dorëzimit të ankesës.
Sipas gjyqtares Daka, në momentin e numërimit të votave, ajo ishte fituese dhe emri i saj do të duhej dërguar për dekretim tek Presidenti.
Në kërkesën e Dakës, si masë është kërkuar që të ndalet procesi deri në vendimin meritor. Në krye të Gjykatës Supreme, ditë më parë është zgjedhur Enver Peci.
Artikuj të ngjashëm
-
Daka pretendon se iu bë e padrejtë në konkursin për Supremen, i drejtohet Kushtetueses
-
Sa gjyqtarë të Kushtetueses s’u pajtuan me anulimin e zgjedhjes së kryetarit të Supremes
-
Sa gjyqtarë të Kushtetueses s’u pajtuan me anulimin e zgjedhjes së kryetarit të Supremes
-
KGJK po analizon vendimin e Kushtetueses lidhur me emërimin e kryetarit të Supremes
-
Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Supremes