‘Maniak’ e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, raporton KTV.
Ai në një deklaratë për “Novostin”, ka thënë se ata nuk do ta ndalin lobimin kundër pavarësisë së Kosovës, duke iu përgjigjur deklaratës se Haradinajt që tha se ka kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja që t’i kërkojnë Serbisë një armëpushim politik me Kosovën, tani në fazën finale të dialogut.
“Nuk e di se në ç’rrethana tjera do të mund të arrihej një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përveçse në paqe. Është e dukshme se Haradinaj kohën e fundit është i nervozuar dhe po tregohet një lloj ‘maniaku’ me kërcënime. Dua vetëm ta di nëse fjalori i tij është i aprovuar nga aleatët e tij”, ka thënë Daçiqi.
-
Daçiqi paralajmëron “luftë” ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Daçiq: Qesharak, paralajmërimi për padi ndaj Serbisë për gjenocid
-
Daçiq: Serbia ka përgjigje për Kosovën
-
Daçiqi: Se ndalim fushatën kundër njohjeve
-
Daçiqi i vendosur, nuk e ndalim fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën