Serbia nuk po i shikon pozitivisht paralajmërimet për formimin e forcave të armatosura të Kosovës dhe në kuptimin politik do të bëjë çmos që të mos vijë deri te kjo, ka thënë të martën shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
“Por, sikur e dini, ata tërheqin hapa të njëanshëm, ndërsa pasojat e kësaj politike janë qartë të dukshme- shkaktimi i destabilitetit në rajon”, ka thënë Daçiq në konferencën për media, raporton KP.
Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Projektligjin për FSK-në, me anë të të cilit FSK-në e bën ushtri.
Thaçi tha se kjo iniciativë ligjore, është e domosdoshme dhe bëhet me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe kontribuon në ruajtjen e paqes.
-
Serbia me strategji kundër aleancës ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Zagrebi zyrtar i reagon Vuçiqit për deklaratën lidhur me aleancën Kroaci-Kosovë-Shqipëri
-
Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë
-
Vuçiqi akuzon Kroacinë, Shqipërinë e Kosovën se formuan aleancë ushtarake kundër Serbisë