Beograd, 5 tetor – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka përsëritur se deri në fund të vitit pret tërheqjen edhe të disa njohjeve për Kosovës, ndërsa thotë se vetëm KFOR-i mund të jetë forcë e armatosur në Kosovë. Ai këto i tha gjatë një bisede me Radiotelevizionin e Serbisë, transmeton Koha.net.
Siç është shprehur ai, “Ka një konfuzion rreth qëndrimit të disa vendeve perëndimore. Ato nuk thonë se janë kundër, por si të formohet Ushtria e Kosovës përmes ligjit ose kushtetutës. Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar dhe për Serbinë nuk mund të ketë befasi kur të jetë fjala për qëndrimin e qarqeve të caktuara perëndimore”.
Ai po ashtu është shprehur se “disa kanë pritur që çështjet në dialogun Beograd-Prishtinë të zhvillohen ashtu që Serbia ta njohë Kosovën. Por “Serbia nuk do ta njohë kurrë ”, ka thënë Daçiq.
“Administrata e re amerikane ka ndryshuar qasjen dhe ka hapur derën se mund të arrihet ndonjë kompromis. Ata mbështesin arritjen e marrëveshjes dhe nëse ata e kanë thënë këtë, ç’i duhet dikujt tjetër anash të japë sugjerime”, është shprehur ministri i Jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë.
-
Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë
-
Daçiq: S’kemi marrë ende përgjigje nga KFOR-i
-
Daçiq: Beogradi i gatshëm për dialog, por jo të pranojë njohjen e Kosovës
-
Daçiq pret trysni nga vende perëndimore kundër lobimit të përbashkët Shqipëri-Kosovë për njohje
-
Daçiq pret tërheqje të tjera njohjesh për Kosovën