Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e OKB-së, përderisa Rusia është mike e Serbisë.
Në një intervistë televizive në Beograd, Daçiq ka folur për njohjen e fundit që i erdhi Kosovës, duke thënë se ministri i Jashtëm i Madagaskarit ia ka konfirmuar atij se ky shtet e ka njohur vendin tonë, transmeton KTV.
Por, sipas Daçiqit, kryeparlamentari i këtij shteti është habitur me këtë dhe ka premtuar të bisedojë me Presidentin e vendit.
Daçiq ka thënë se Kosova artificialisht po e rritë numrin e njohjeve dhe se vetëm së fundi i ka tri më pak, pas tërheqjes së njohjeve nga Sao Taome Principe, Suriname dhe Guiena Bisao.
Artikuj të ngjashëm
-
Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB
-
Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë
-
Serbia “nxjerr numrin e votave” që Kosova do të mund të merrte në OKB
-
Daçiq prezanton notën e Togos për tërheqjen e njohjes së Kosovës
-
Daçiq: Nëse Kosova është e pavarur, pse nuk është në OKB