Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq e ka akuzuar kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi se po “vazhdon me provokime për shkak të deklaratës se Kosova do padisë Serbinë për gjenocid” duke shtuar se “kjo nuk është e mundur pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së”, transmeton Koha.net.
"Hashim Thaçi vazhdon me provokime. Pasi ideja e tij për formimin ushtrisë pësoi fiasko dhe pasi me presion ndërkombëtar e tërhoqi ligjin për të, Thaçi menjëherë u përpoq ta tërheqë vëmendjen e opinionit të brendshëm me në temë tjetër – padinë kundër Serbisë për gjenocid. Thaçi e di se nga kjo nuk ka asgjë, sepse Kosova nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka të drejtë të padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, citon tanjug të ketë thënë Daçiq.
-
Daçiq: S’ka bazë që Serbia të paditet për gjenocid
-
Daçiq: Serbia nën presion të madh, Perëndimi e dëshiron Kosovën në organizata ndërkombëtare
-
Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB
-
Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë
-
Serbia “nxjerr numrin e votave” që Kosova do të mund të merrte në OKB