Ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë hap në lidhje me deklaratat e Zora Zaevit, pasi që, siç tha kryediplomati serb, ai ende nuk e ka marrë zyrtarisht postin e kryeministrit të Maqedonisë.
Daçiq ka kujtuar se Zaev, i cili në një intervistë për “Kuririn” ka thënë se “Serbia ka qeveri nacionaliste”, është kontradiktor dhe se gjatë po të njëjtës intervistë disa herë i ka ndryshuar qëndrimet, raporton B92.
“Në një moment serbët i kishte ‘vëllezër’, ndërsa më pas ata ishin ‘tradhtarë’”, tha Daçiq, transmeton Koha.net.
Ai ka pyetur edhe “pse Serbia meriton vlerësime të tilla, kur asnjëherë nuk është përzier në punët e brendshme të Maqedonisë”.
“Maqedonia e ka njohur Kosovën dhe ka votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO”, ka shtuar ministri serb i Jashtëm.
Për sa i përket deklaratave të Ramush Haradinajt se “Vuçiq nuk do të duhej të luante me shqiptarët”, shefi i diplomacisë serbe ka thënë se Haradinaj, “pas të gjithave, nuk do të duhej deklaruar”.
“Nuk e kuptoj se çfarë nënkupton deklarata e tij dhe e porosis atë që të mos luaj me ne. Janë ata që luajnë, me kërcënime për territor në jug të Nishit. Nuk është Serbia ajo që luan e kërcënon”, theksoi ai.