Beograd, 27 shkurt – Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivicia Daçiq, duke iu bërë thirrje anëtarëve të partisë së trashëguar nga kasapi i Ballkanit, siç është quajtur Sllobodan Millosheviq, për dalje në zgjedhje, u ka garantuar atyre se kjo asnjëherë nuk do ta tradhtojë as Kosovën, as serbët, as të tjerët që janë kundër pavarësisë së Kosovës, raporton “Blic”, transmeton Koha.net.
Daçiq, në cilësinë e shefit të diplomacisë serbe, ka thënë se askush ende nuk e din se si do të duket marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës, por “është e sigurt se ky pushtet nuk do të tradhtojë as Kosovën, as popullin e Kosovës, dhe jo vetëm atë serb, por edhe popujt e tjerë që nuk e duan Kosovën e pavarur, ndërsa jetojnë në Kosovë. Këtë ua garantoj unë”, citohet të ketë thënë ai.
-
Daçiqi paralajmëron një tjetër tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës
-
Dodiku u bën thirrje serbëve ta mbrojnë Republikën Sërpska
-
Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB
-
Daçiq: Nuk do t’u themi serbëve nga Kosova që t’i pranojnë targat “RKS”
-
Daçiq: Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe