Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Është i vështirë konsensusi serb për Kosovën

Foto: Driton Paçarada

Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar se pa marrë para sysh se dialogu me Prishtinën po zhvillohet në Bruksel, është shumë me rëndësi që dialogu ekziston edhe brenda shoqërisë në Serbi ndërmjet “faktorëve të ndryshëm politikë, shoqërorë dhe shkencorë", transmeton Koha.net.

Ky dialog do të duhej të përmbante raporte e mendime se cila është zgjidhja më e mirë, citon FoNet të ketë thënë Daçiq pas takimit me ministren e jashtme të Australisë July Bishop në Beograd.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar dialogu i brendshëm nuk do të thotë braktisje e qëndrimit të deritashëm të Serbisë për Kosovën.

Siç ka thënë ai, Serbia dëshiron zgjidhje të drejtë për çështjen e Kosovës e cila duhet të bazohet në respektimin e interesave për të gjithë popujt që jetojnë atje.

Rreth kësaj, ka thënë Daçiq, është vështirë të arrihet konsensusi.