Tiranë, 6 dhjetor - Ministri fuqiplotë për adresimin e pasojave të tërmetit, Bledi Çuçi bëri të ditur sot se rreth 7 400 persona janë duke u strehuar në çadra aktualisht.
Çuçi tha se në harkun e pak ditëve do të vijnë edhe disa çadra duke bërë të mundur edhe plotësimin e kërkesave më të mëdha.
Ai theksoi se ka një rritje të kërkesave për çadra dimërore kryesisht nga zonat rurale.
“Kemi 7400 veta në çadra sot, rreth 30% e tyre sipas kërkesave të paraqitura nga vet qytetarët kanë nevoje për zëvendësim”,- tha ministri.
Po ashtu, ministri Çuçi vuri në dukje se deri tani janë prishur 29 objekte të deklaruara të pabanueshme e që mund të përbënin rrezik për banorët/ATSH.
Artikuj të ngjashëm
-
Bledi Çuçi: 4000 persona të akomoduar në hotele, 6500 në çadra
-
Strehim i përkohshëm për 13 294 qytetarë të prekur nga tërmeti në Shqipëri
-
915 banesa të dëmtuara nga tërmetet në Shqipëri
-
Më shumë se 5,700 ndërtesa të shkatërruar si pasojë tërmetit në Turqi
-
Mbi 5600 ndërtesa u shkatërruan si pasojë e tërmeteve të së hënës në Turqi