Qeveria bëri mbledhjen e 7 të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të kryeministrit Rama, i cili merr pjesë në samitin e NATO-s, që mbahet në Londër, drejtimin e mbledhjes e mori zv-kryeministri Erion Braçe.
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili është personi i plotfuqishëm i koordinimit të operacioneve, tha se vazhdojnë ndihmat nga Turqia, Mali i Zi, Kroacia etj.
Çdo ditë po vijnë ekspertë nga jashtë të cilët po u bashkohen grupeve në terren. 4000 persona të akomoduar në hotele dhe 2054 në palestra. 6500 persona janë akomoduar në çadra dhe 390 në banesa sociale. 36 shkolla janë me dëme të rënda, 4 në Tiranë. 12 ndërtues janë të gatshëm për të rindërtuar- tha Çuçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Çuçi: 7400 banorë të strehuar në çadra
-
Strehim i përkohshëm për 13 294 qytetarë të prekur nga tërmeti në Shqipëri
-
Rama: Janë shembur 33 objekte e 5 janë në proces, 105 të tjera në zonë të rrezikut
-
Rama kërkon që të strehuarit në Kosovë të kthehen në Shqipëri
-
Rama thotë se do të përballen me burg ata që abuzuan me ndërtime duke shtuar kate pa leje