Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka bërë një bilanc të situatës, një ditë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin.
Në një dalje për mediat, Xhaçka u shpreh se të gjitha strukturat janë angazhuar në terren për të përballuar situatën.
Sipas ministres, dëmet e shkaktuara nga tërmeti kanë qenë më modeste se sa mund të priteshin nga një tërmet i këtyre përmasave, duke theksuar se kryesorja ishte fakti që lëndimet në njerëz nuk ishin serioze për jetën.
Më shumë se 24 orë pas tërmetit, ministrja Xhaçka ka dhënë edhe një shifër për numrin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Në total janë 915 banesa e pallate të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa sipas ministres, familjet e prekura janë kontaktuar dhe vazhdojnë të kontaktohen për t`iu ardhur në ndihmë.
"Ato ndërtesa që ndërkaq janë të evidentuara me dëmtime më serioze do të verifikohen me prioritet nga ekspertët, të cilët do të japin edhe akt verifikimin teknik që përcakton nëse ato janë të banueshme apo jo”, tha ministrja.
-
Sipas vlerësimeve paraprake, në Shqipëri janë dëmtuar 6000 pallate e banesa, 9000 banorë pa strehë
-
Peleshi: Dëme të lehta u shkaktuan nga tërmeti
-
Tërmeti në Shqipëri dëmtoi 202 mijë persona, 17 mijë të zhvendosur
-
Në Tiranë mbi 140 pallate të pabanueshme si pasojë e termeteve
-
Strehim i përkohshëm për 13 294 qytetarë të prekur nga tërmeti në Shqipëri