Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit kërkon të punohet më shumë në zbatimin e të drejtave
Në kuadër të ditës botërore për të drejtat e njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile të Kosovës kanë ndërmarrë iniciativën e përbashkët për shënimin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, raporton KTV.
Këtu është diskutuar për të drejtat e fëmijëve, të drejtat e të rinjve, për të drejtat e gruas, të drejtat e të moshuarve, të drejtat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas, të drejtat e komunitetit LGBTI dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Për të gjitha këto pika, të pranishmit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre se po shkelen të drejtat e njeriut çdo ditë në Kosovë, ndonëse ligjet janë shumë të favorshme.
Hilmi Jashari, Avokat i Popullit tha se ndonëse kushtetuta e vendit garanton shumë të drejta të njeriut, duhet të punohet që të zbatohen këto të drejta ne Kosovë.
Pas diskutimit është bërë një fotografi e përbashkët të të gjithë të pranishmëve të cilët vazhduan nga ora 12:00 me marshin “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, i cili fillon nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti.
-
Vlerësohet shqetësuese gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovës
-
Në Prishtinë marshohet për të Drejtat e Njeriut
-
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
-
Në Ditën e të Drejtave të Njeriut në Kosovë evidentohen grupet e kanosura
-
Me marsh kërkohet që askujt të mos i mohohet asnjë e drejtë jetësore