Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmimi i naftës sot i njëjtë si dje, benzina lirohet për 1 cent

nafta derivate benzina pompa

Foto: Driton Paçarada

Nafta edhe sot do të jetë me çmimin e  njëjtë si një ditë më herë, me 1.74 euro për litër, ashtu si edhe gazi me 0.88 euro. 

Ndërkaq, benzina të shtunën është një cent më lirë, 1.42 euro për litër. 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se më 18 prill një litër naftë mund të shitet maksimalisht me çmim prej 1.74 euro.

Të premten çmimi i naftës ishte 1.74 euro për litër, i benzinës është 1.43 euro për litër, ndërkaq i gazit 0.88 euro.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Pasi u arrit armëpushimi javën e shkuar, çmimet në bursë ranë, por në Kosovë lëvizën shumë pak.

Edhe Çmimet e derivateve për sot Arbëri 1 j. më parë Çmimet e derivateve për sot

Tani negociatat që nisen mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje.