Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Çmimet janë të njëjta me ato të një dite më parë.
Çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.33 euro. Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gazit është 0.76 euro.
Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.