Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmimet e derivateve për të martën

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për ditën e martë.

Çmimi i maksimal i naftës për 24 orët e ardhshme do të jetë 1.75 euro për litër, i benzinës 1.69 euro e i gazit 0.78 euro. Çmime të njëjta kanë qenë edhe gjatë së hënës (11 korrik).

Sipas MINT-it, këto çmime do të vlejnë deri të mërkurën në orën 10:00.

Ministria do ta caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.