Arbëri

Çlirimi i Jabllanicës, familjarët krenarë që fëmijët e tyre ranë për lirinë e Kosovës

Rifat Smajli ishte student i vitit të dytë në Universitetin e Prishtinës, kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte vetëm 26-vjeçar kur duke luftuar u vra nga forcat serbe, raporton KTV.

Në 20-vjetorin e Çlirimit të Jabllanicës, tash Shqiponje, në Komunën e Gjakovës, nëna e tij thotë se ndihet krenare për të birin.

Në ish-Jabllanicë, gjatë vitit 1999, kanë rënë 38 dëshmorë dhe 4 martirë.

Në luftën për liri të vendit ra edhe djali i Gjyke Zenajt.

Në dekadën e dytë të shënimit të çlirimit të këtij fshati, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, premtoi mbi 300 mijë euro investime në këtë kompleks memorial.

Homazhe në kompleksin memorial të Shqiponjës, ka bërë edhe kryeministri Haradinaj me anëtarë të kabinetit të tij.

Pas manifestimit u bë zbulimi i pllakës përkujtimore te kulla e ish-komandantit të UÇK-së, Lahi Brahimaj, pasi kjo kullë, bashkë me disa të tjera, sipas tyre, kanë qenë celula të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.