Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit për Menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë.
Sipas këtij vendimi, të gjitha Komunat e Republikës së Kosovë në territorin e tyre duhet të shpallin gjendjen emergjente dhe të mobilizojnë strukturat e sistemit të mbrojtjes, shpëtimit, ndihmës dhe shërbimeve të tjera emergjente, të cilat do të merren me trajtimin e qenve endacakë për të zvogëluar rrezikun ndaj qytetarëve, ku do të përfshinë, zënien, kastrimin, sterilizimin, vaksinimin, dehelmentizimin, identifikimin dhe lëshimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mungesë të buxhetit te Komunat, Qeveria e Republikës së Kosovë sipas kërkesave do të ndajë buxhet për mbështetjen e këtij shërbimi në të gjithë territorin e vendit.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të gjitha komunave do t’u ofrojë listën e subjekteve veterinare të licencuara, t’u sigurojë dhe shpërndajë vaksinat kundër sëmundjes së Tërbimit, tabletat për dehelmentizimin e qenve kundër sëmundjeve parazitare, materialin shpenzues (shiringa dhe gjilpëra), për realizimin e vaksinimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me Autoritetet Komunale, AUV do të sigurojë monitorimin e kryerjes së shërbimeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Haradinaj tha se kjo temë duhet të jetë funksionale dhe të identifikohen bartësit e përgjegjësive, pasi që kjo është një çështje shumë serioze dhe alarmante.
“Sipas këtij propozimi obligohen të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në territorin e tyre, të shpallin gjendjen emergjente, të mobilizohen strukturat e sistemit të mbrojtjes shpëtimit ndihmës dhe shërbimeve tjera emergjente, të cilat do të merren me trajtimin qenve endacakë, për të zvogëluar rrezikun ndaj qytetareve”, tha ai.