Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët në të mirë të Universitetit të Prishtinës ka krijuar Koalicionin për Integritet dhe Transparencë.
Dukagjin Pupovci nga KEC, në Rubikon të KTV-së, theksoi se synim i tyre është rikthimi i besimit të njerëzve karshi universitetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, rezultatet e koalicionit veçse kanë filluar të shihen dhe këtë ia atribuon organizatës ORCA të Rron Gjinovcit.
Aktivitetet e organizatës që drejton Gjinovci, thotë Pupovci, kanë bërë që në Universitet të kenë kujdes të shtuar kohën e fundit.
E, Gjinovci potencoi se puna e koalicionit nuk ka një afat të fundit dhe se puna e tij do të vazhdojë.
“Koalicioni, përveç që ka ekspertiza në fusha të ndryshe, do ta përkrahin njëri-tjetrin dhe në takimet që do t'i kemi me ndërkombëtarët do t’i ngrisim çështjet që na shqetësojnë”, ka thënë Gjinovci.
Objekt studimi, sipas tij, fillimisht do të jetë vetëm Universiteti i Prishtinës.