Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kundërvënien e Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO, duke thënë se vendimi i autoriteteve kineze që të mos i japin vizave zyrtarëve të Kosovës në masë të madhe ka ndikuar në vendimin në Kongresin e Interpolit.
Ajo në fjalën e saj në KS të OKB-së ku është prezantuar raporti më i ri i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, tha se Kosova mbetet fuqishëm e përkushtuar në dialogun me Serbinë.
Çitaku ka kundërshtuar pohimet e Beogradit zyrtar se numri i serbëve të zhvendosur është 200 mijë, duke thënë se këto shifra janë të pasakta, raporton KP.
Ajo i ka bërë thirrje ambasadorëve të KS të OKB-së që të shqyrtojnë dinamikën e raportimeve për Kosovën, duke akuzuar Serbinë se po keqpërdorë Këshillin e Sigurimit për të projektuar botën e paralizuar.
Çitaku ka kërkuar që të redefinohet misioni i UNMIK-ut, duke thënë se ky mision nuk është paqësor, pasi që paqja tashmë mbretëron në Kosovë.
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Çitaku për Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Mjerim e marrëzi që Qeveria e solli punën në këtë pikë
-
Çitaku kritikon Raportin për Kosovën, i bën thirrje Qeverisë të kërkojë përfshirjen e SHBA-së në dialog
-
Çitaku lë pozitën e ambasadores në SHBA
-
Rusia e Kina bllokojnë akuzën e Çitakut kundër Daçiqit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së