Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj vendimit të Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të Ratko Mlladiqit për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë.
Çitaku në gjuhën angleze ka shkruar në Facebook se “u deshën më shumë se dy dekada për të sjell drejtësi viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më thyhet zemra kur e mendoj dhimbjen që është dashur të kalojnë të mbijetuarit”, ka shtuar ajo derisa ka përmendur edhe krimet e kryera në Kosovë.
“Dhemb kur e di se nuk janë dënuar shumë përgjegjës të masakrave dhe krimeve të tmerrshme në Kosovë”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.