Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është shprehur i shqetësuar me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me vendimin e Tribunalit të Hagës për burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin.
Vuçiq duke folur për vendimin ndaj Mlladiqit, ka thënë se Serbia ka respektuar viktimat e të gjithë popujve në Ballkan, por ka thënë se nuk është i sigurt nëse popujt tjerë kanë respektuar viktimat serbe, ndërsa Pacolli ka kërkuar nga ai që të kërkojë falje për krimet që ka bërë Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë rast, jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me deklaratën e fundit të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili në vend se të kërkojë falje për krimet brutale, që ishin rezultat i direktivave politike nga Beogradi, tenton të bëj demagogji dhe ta relativizojë një çështje kaq të ndjeshme për të gjithë popujt e rajonit, që kanë pësuar nga luftërat e fundit”, thuhet në reagimin e Pacollit.
“Duam të ritheksojmë edhe njëherë se deklarata të tilla të papërgjegjshme cenojnë seriozisht ardhmërinë paqësore të rajonit, pjesë e të cilit jemi të gjithë, ndërsa një diskurs i tillë i nacionalist do duhej t’i takonte të kaluarës sonë të hidhur”, thuhet më tej.
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës mirëpritën vendimin e Tribunalit të Hagës, i cili e dënoi me burgim të përjetshëm ‘Kasapin e Ballkanit’, Ratko Mlladiqin, për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo është një ditë emocionale, me kujtime të hidhura, por që rezultoi me një drejtësi paqësore për boshnjakët, dhe jo vetëm”.
“Sot, të gjithë, përfshirë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëndjejnë dhimbjen me nënat dhe të afërmit e viktimave të luftës në Bosnje e Hercegovinë. Mbi të gjitha, shpresojmë që akte të tilla të mos përsëriten më kurrë në rajonin tonë dhe për këtë duhet të punojmë bashkërisht, të merren përgjegjësitë e të bëmave nga e kaluara, e të tejkalohen dallimet për një të ardhme paqësore dhe të civilizuar”.