Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar më shumë transparencë nga kryeministri Albin Kurti për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit, të propozuar nga pesëshja perëndimore, e të cilën Kurti ka thënë se ishte i gatshëm ta nënshkruante të enjten në Bruksel.
“Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar. Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë. Tani Albin, Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fshih”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kurti një ditë më parë u shpreh se nuk mund të japë detaje nga propozimi evropian dhe drafti i Asociacionit, duke u arsyetuar se kështu është kërkuar nga ndërkombëtarët.
Ai ka thënë se në propozimin e ri evropian parashihet që po që se nënshkruhet, drafti i Asociacionit duhet t’i nënshtrohet testit të Gjykatës Kushtetuese.
-
Opozita kërkon shpalosjen e draftit të Asociacionit i propozuar nga 5-shja euro-amerikane
-
Kurtit i kërkohet transparencë rreth draftit evropian për statutin e Asociacionit
-
Çitaku: Kurti kërkon kundërkandidat sa për t’ia siguruar kuorumin
-
Çitaku – Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor je ti, 51% s’janë 100%
-
Çitaku-Kurtit: Fatmirësisht, Kosova nuk është vetëm e jotja