Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i është përgjigjur me ironi deklaratës ofenduese të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se shqiptarët vijnë nga mali.
“Në fakt, sapo erdha nga malet”, shkruan diplomatja kosovare në Facebook, krahas një fotoje të saj.
Brnabiq ka bërë një deklaratë raciste në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabrizi, duke thënë ‘njerëz që kanë dalë nga mali’ dhe se “ka edhe terroristë, por që nuk janë dënuar”, duke iu referohej krerëve të shtetit në Kosovë të cilët, sipas saj, bëjnë garë se kush është shovinisti dhe nacionalisti më i çmendur.
Ministria e Jashtme e Kosovës sot ka bërë me dije se asnjëherë Brnabiqit nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave raciste dhe ofenduese.
-
Bërnabiq nuk tërhiqet nga fyerja e shqiptarëve, “Kam thënë të vërtetën se ata zbritën nga mali”
-
Profesori amerikan e quan raciste deklaratën e kryeministres serbe për shqiptarët
-
Kryeministrja e Serbisë fyen liderët e Kosovës
-
Kryeministrja e Serbisë fyen liderët e Kosovës, i quan “të zbritur nga mali”
-
Bërnabiq falënderon serbët në veri të Kosovës, thotë se treguan maturi