Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqit do të qëndrojë nesër në Kosovë.
Është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës, ka kumtuar shërbimi i shtypit të Presidencës serbe, njofton FoNet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kumtesë theksohet se para dite është planifikuar takimi i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë, transmeton Koha.net .
Vuçiq pasdite e të shtunës do të bisedojë me qytetarë të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.
Mediet më herët kanë njoftuar se Vuçiq në Mitrovicë do të vë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviq e ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë.