Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi në fillim të shtatorit duhet të qëndrojë në Kosovë dhe t’iu drejtohet serbëve të Kosovës, shkruan sot gazeta “blic" e Beogradit.
Për këtë është arritur marrëveshja dje gjatë takimit të Vuçiqit dhe përfaqësuesve të Serbëve nga e gjithë Kosova, transmeton Koha.net shkrimin kësaj gazete .
Theksohet, se njëri nga përfundimet e takimit ë djeshëm ka qenë që çdo propozim, qëndrim ose vendim që e merr Beogradi për Kosovën së pari t’iu prezantohet serbëve të Kosovës.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se përfundime e takimit të djeshëm kanë të bëjnë me të gjitha mjediset serbe në Kosovë dhe se ato janë përkrahje e fuqishme dhe e qartë e shtetit në këto kohë të vështirë e përplot turbulenca.
-
Vuçiqi nga Brukseli i fton në takim në Beograd serbët e Kosovës
-
Vuçiqi paralajmëron vizitë në Kosovë në shtator ose tetor
-
Presidenti i Serbisë më 8 e 9 shtator në Kosovë, përcillet nga Policia e Kosovës
-
Vuçiqi më 9 shtator takim edhe me familjet serbe në Kosovë
-
Vizita e Vuçiqit në Kosovë më 9 shtator, për serbët cilësohet nga më të rëndësishmet në histori