Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cili është bashkëpunimi ndërmjet FASH dhe FSK-së

Dy krerët më të larë ushtarakë të Kosovës dhe Shqipërisë kanë parakaluar para Gardës Ceremoniale të FSK-së, gjatë vizitës së parë që shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bardhyl Kollçaku, i ka bërë Kosovës, raporton KTV.

Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të mbështesin transformimin e FSK-së në ushtri, brenda kornizave të ndryshimeve kushtetuese dhe nën koordinimin me aleatët ndërkombëtarë. Gjeneral Kollçaku po ashtu ka shprehur gatishmërinë që në kuadër të misioneve ushtarake që ka Ushtria Shqiptare në kuadër të NATO-së të marrë me vete edhe ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se FSK-ja ka përmbyllur një vit të suksesshëm pa harruar edhe bashkëpunimin me Ushtrinë Shqiptare. Gjeneral Kollçaku ka falënderuar FSK-në për ndihmën që ishte e menjëhershme dhe profesionale gjatë përmbytjeve në Shqipëri.

Gjenerali shqiptar ka takuar edhe Ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, ndërsa ka vizituar edhe Qendrën për Studime Universitare, që është në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku u emërua në krye të shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Gushtin e 2017-ës.