Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilët liderë europianë e ballkanikë janë sot në samitin e Sofjes

Në samitin e Sofjes të Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, siç raportohet nga kryeqyteti bullgar, do të marrin pjesë 30 liderë shtetesh europiane, përfshirë edhe Ballkanin.

Ndër ta, pjesë e samitit janë edhe tri figurat më të fuqishme të Europës, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Analistët këtë samit po e cilësojnë historik, ndërsa pritjet nga punimet e tij janë të mëdha edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Artikuj të ngjashëm