Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilët kandidatë mund të kenë telashe me certifikim

vota

Subjektet politike që synojnë ulëse në Kuvend, të shtunën, kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë. E shumica prej tyre edhe i kanë zbuluar emrat për publikun.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nxjerr emrat e kandidatëve që mund të kenë telashe me certifikim, meqë janë të dënuar në tri vitet e fundit.

“Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt”, ka shkruar IKD-ja në raport.

Gjithsej, sipas IKD-së, janë 28 kandidatë që mund të kenë probleme me certifikim, pa përfshirë Nismën Socialdemokrate që ende nuk ka zbuluar emrat e kandidatëve dhe të partive më të vogla.

IKD-ja ka monitoruar vetëm katër partitë më të mëdha dhe Listën Serbe.

Edhe Elezi: Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit institucional Arbëri Elezi: Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit institucional

Partia më e madhe nga zgjedhjet e kaluara, VV-ja, sipas IKD-së, ka 11 kandidatë që mund të kenë telashe, në krye me liderin Albin Kurti, që është i dënuar me kusht. Pason AAK-ja me 8 kandidatë, PDK-ja me 6 kandidatë, Lista Serbe me 2 dhe LDK-ja me një.

Verifikimi i kandidatëve do të bëhet nga 6 institucione të drejtësisë dhe vetëm më pas, kandidatët që kalojnë “filtrin” do të certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje të 14 shkurtit.

Kandidatët, që sipas IKD-së mund të kenë telashe me certifikim

VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari – Lila, Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Drita Millaku, Ekrem Mustafa, Salih Zyba

AAK: Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala, Meliza Hartadinaj, Shkumbin Demaliaj, Gani Dreshaj, Rrustem Berisha

PDK: Sadik Halijaha, Xhavit Haliti, Kujtim Gashi, Ramw Vataj, Lulwzim Abazi, Bajrush Xhemajli

Lista Serbe: Milan Aritonoviq dhe Ivan Teodosijeviq

Edhe IKD-ja ua konteston integritetin 25 kandidatëve për deputetë LAJMET E MBRËMJES IKD-ja ua konteston integritetin 25 kandidatëve për deputetë

LDK: Sali Asllanaj

Raportin e plotë mund ta lexoni në faqen e IKD-së.