Tashmë kur është tejet i qartë qëndrimi i Malit të Zi për demarkacionin, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, thotë se në mënyrë fare të papritur është një marrëdhënie e komplikuar mes Kosovës dhe perëndimit e jo veç në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, raporton KTV.
Ai ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj ndodhet para dy skenarëve: që ta refuzojë me votë marrëveshjen dhe ta dërgojë në arbitrazh.
Ndërkohë, Komisioni i ri, i emëruar nga kryeministri, po vazhdon punën e tij, por ka vendosur që qëndrimet e këtij komisioni t’i bëjë publike vetëm nëpërmjet komunikatave.
Kështu ka thënë kryetari i komisionit, Shpejtim Bulliqi, në komunikim me KTV-në. Ai ka thënë se komisioni kështu ka vendosur, meqë sipas tij, po keqpërdoren deklaratat nga gazetarët.
Por, gazetari Fitim Gashi shprehet i habitur me këtë qëndrim të Bulliqit, duke thënë se është pikërisht ai që vazhdimisht ka komunikuar me gazetarët edhe në të kaluarën sa ishte zë i fuqishëm si opozitar e tash thotë se gazetarët po i keqpërdorin deklaratat e tij.
-
Kritiku i demarkacionit me Malin e Zi tani në pritje të Qeverisë që ta korrigjojë
-
Harrohet kufiri me Malin e Zi
-
Haradinaj edhe sot merret me demarkacionin, pret “korrektime të nevojshme në drejtim të Çakorrit e Kullës”
-
Haradinaj i paqartë, thotë se është mënjanuar pengesa politike por mbetet “Raporti Bulliqi”
-
Demarkacioni procedohet në Kuvend, seanca të enjten në orën 11