Pikat kryesore të Strategjisë së SHBA-së për Ballkanin janë: Prania e përhershme ushtarake në juglindje të Europës, pajtimi historik me Serbinë dhe roli ndërmjetës i SHBA-së ndërmjet Beogradit e Prishtinës, thotë Damir Marushiq, njëri nga autorët e Strategjisë, transmeton Koha.net.
Ai thekson se administrata e presidentit amerikan Donald Trump është e fokusuar në Baltik, ku kërcënimi i Rusisë është shumë i madh e pastaj në Ballkanin Perëndimor, ku “ndikimi i Moskë është shumë toksik”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë bisedë për rel, Marushiq thotë se nga Serbia kërkohet që të pushojë së luajturi pa pushim ndërmjet Rusisë e Perëndimit, por të bëjë zgjidhje e t’i bashkohet Perëndimit dhe pastaj SHBA-ja do të bisedojë për “pajtimin historik” me Serbinë.
Marushiq ka nënvizuar se autorët e studimit vlerësojnë se qytetarët e Serbisë më shumë janë të kthyer nga Perëndimi dhe se Serbia është ende po bën lojë me Moskën.