Gjashtë ankesa të bëra nga kandidatët për deputetë, do të shtyjnë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, raporton KTV.
Dy ankesa nga koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa, një nga Lista Serbe, një nga Partia e Ashkalinjve, një nga Partia Rome dhe një nga AKR-ja do të shqyrtohen brenda 72 orëve.
Këtë e ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësja e Gjykatës Supreme Antigona Uka-Lutfiu.
Pas shqyrtimit të këtyre ankesave, KQZ-ja pret që brenda kësaj jave të certifikohet rezultati i zgjedhjeve.
Për gjithë këto vonesa në certifikimin e rezultateve, monitoruesi i procesit zgjedhor Albert Krasniqi, fajëson KQZ-në për përzgjedhjen kryesuesve dhe komisionarëve të vendvotimeve.
Rinumërimi i 116 kutive të votimit që u dërguan të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, tashmë ka përfunduar.
Edhe
Për shpallje të rezultateve përfundimtare KQZ-ja pret përfundimin shqyrtimit të ankesave
Në mesin e 18 ankesave që ishin miratuar e që dërguan në rinumërim kutitë e votimit, ka ankesa edhe nga deputetë që kanë fituar mandatin.
Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë ndryshime në listën e deputetëve pas rinumërimit të këtyre kutive të votimit.
Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ende nuk janë publikuar të dhënat e votave të rinumëruara të 116 kutive të votimit.