Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Siç njofton Zyra e presidentit, presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin gjerman për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.
Presidenti ka ritheksuar se mbështetja gjermane për Kosovën dhe rajonin mbetet përcaktuese për të ardhmen euroatlantike të rajonit.
“Berlini mbetet adresë e rëndësishme politike për Kosovën. Fitorja e kancelares Merkel në zgjedhjet e së dielës do të forcojë Bashkimin Evropian si dhe do të rrisë vëmendjen e BE-së për Kosovën dhe rajonin”, ka theksuar ai.
Presidenti Thaçi ka thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë me ambasadorin e ri për të rritur shkëmbimet tregtare me Gjermaninë.
Nga ana tjetër, ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka konfirmuar mbështetjen e shtetit gjerman për perspektivën euroatlantike të Kosovës.
-
Gjermania, e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën drejt integrimeve
-
Gjermania për thellim të bashkëpunimit me Kosovën
-
Haradinaj: Gjermania ndër partnerët kryesorë strategjikë të Kosovës
-
Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
-
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze