Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të marrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe t’i kthehet rrugës së normalizimit.
Ai ka njoftuar në Twitter se ka biseduar të premten me Vuçiqin.
“E inkurajova presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, dje për të kërkuar qetësi mes serbëve të Kosovës, për të marrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Cholleti takohet me Lajçakun, flasin për situatën në veri
-
Chollet i bën thirrje Kurtit e Vuçiqit të evitohen veprimet provokuese në veri
-
Chollet bisedon me Vuçiqin për themelimin e Asociacionit
-
Chollet bisedon me Vuçiqin, kërkon angazhim konstruktiv në takimin në Ohër
-
SHBA-ja zotohet për përfitime për Kosovën e Serbinë nëse nënshkruajnë marrëveshje