Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.
Chollet në një postim në Twitter ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për angazhimin e tyre për shtensionim të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Takim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ku diskutuam rreth angazhimit të përbashkët për shtensionim e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar Chollet.
Të enjten shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka njoftuar se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç ka thënë ai, për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.
Përgjigje pozitive për ftesën e Borrellit kanë shprehur të dy liderët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiqi.
Kurti ka shprehur gatishmërinë për takim për të paraqitur të gjitha të dhënat që kanë për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat serbe.
Edhe
Para takimit trepalësh, Kurti e Vuçiqi në takime të ndara me Borrellin dhe Lajçakun
Ndërsa Vuçiqi ka theksuar se do të shkojë në Bruksel por se “s’do të takohet me Kurtin derisa të mos lirohen të gjithë serbët e arrestuar, të mos largohen kryetarët nga katër komunat në veri dhe të mos largohen forcat policore nga komunat në veri”.
Si data të mundshme për takimin në Bruksel ishin përmendur 22 qershori dhe 23 qershori.