Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se tendenca në rritje e popullizmit e ekstremit të djathtë nuk duhet të përdoret si justifikim për vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të mos mbajnë hapur perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, raporton KTV .
Thaçi, në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se zgjerimi i BE-së nuk duhet të vihet në dyshim. Presidenti në këtë forum ka theksuar se Ballkani Perëndimor, për t’u pranuar në BE, ka nevojë për reforma politike dhe ekonomike, duke përmendur dhe reformat e brendshme të BE-së paralelisht.
Ndërkohë, presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm. Forumi i Sigurisë ka për qëllim nxitjen e ideve të reja rreth sigurisë dhe ndërtimin e lidhjeve më të ngushta mes vendeve të Evropës Juglindore.
-
Thaçi në Bruksel: S'është hera e parë që gjendemi në situatë të rrezikshme në Ballkan, por kjo duhet të ishte hera e fundit
-
Thaçi në Paris kërkon mbështetje të BE-së për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor
-
Thaçi: Është koha për anëtarësimin e tërë Ballkanit Perëndimor në BE
-
Thaçi kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë bllok në BE
-
Costa u thotë shteteve të Ballkanit Perëndimor se zgjerimi i BE-së është mundësi reale