Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke marr pjesë në samitin e “Friends of Europe”, i cili është duke u mbajtur në Bruksel.
Thaçi në këtë samit thotë se kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.net.
“Në samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Miqtë e Evropës, diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor, të cilat tashmë janë në një udhëkryq të madh politik dhe historik.”
“Nuk është hera e parë që jemi në një situatë të tillë: sfiduese, të ndërlikuar, madje edhe të rrezikshme. Por, do të duhej të ishte hera e fundit!”, ka shtuar ai.
Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropian i jep shtytje, sipas Thaçit, vendimtare synimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit për integrim në familjen evropiane, por ngjarjet që pasuan na përgënjeshtruan të gjithëve.
“Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor” vetëm krijoi bindjen se Bashkimi Evropian po i jep shtytje vendimtare synimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen evropiane, por të gjitha ngjarjet që pasuan na përgënjeshtruan të gjithë neve.”
Edhe
Takim në Bruksel, Thaçi pjesë e darkës joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor
Tutje Thaçi është shprehur se “Fuqia e Butë” e Bashkimi Evropian karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor po qon ato drejt prapakthimit në stabilitet demokratik si dhe rritjen e populizmit e nacionalizmit.
““Fuqia e butë” e Bashkimit Evropian karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor është në zbehje e sipër. Disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor po ballafaqohen me tendenca të prapakthimit në stabilizimin e demokracisë dhe po shohim rritje të populizmit dhe nacionalizmit. Ballkani është bërë fushëbetejë gjeopolitike dhe në këto rrethana, shtyrja për më vonë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, rishikimi i gjithë kësaj ndërmarrjeje, nuk është opsion, nuk është zgjidhje, nuk është shtegdalje. Në realitet, ky opsion është ftesë për rrëmujë të re në Ballkanin Perëndimor.
Udhëheqja e re e Bashkimit Evropian duhet të tregojë vizion, guxim dhe lidership, duke u bërë partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor.”, ka shtuar ai.
-
Thaçi: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi ndikojnë në stabilitetin e rajonit e të BE-së
-
Thaçi udhëton për Bruksel, merr pjesë në samitin e Friends of Europe
-
Thaçi: Mosliberalizimi i vizave po ndodh për shkak të mosunitetit evropian
-
Thaçi: Paqja afatgjate në Ballkanin Perëndimor varet nga paqja e përhershme mes Kosovës e Serbisë