Gjykata Speciale dhe tendenca për shfuqizimin e saj ishin temë që u diskutua në tryezën “Dhomat e specializuara dhe raporti me institucionet e Kosovës”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton KTV.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se iniciativa për shfuqizimin e speciales synon largimin e heqjes së emrit të Hashim Thaçit nga lista e të akuzuarve.
Deputetja Albulena Haxhiu tha se Specialja është gjykatë politike që synon të shtrembërojë luftën për liri të UÇK-së, por tendenca për shfuqizimin e saj është e padrejtë. Ndërsa, Glauk Konjufca deklaroi se ‘Specialen e themeluan letrat e Atifete Jahjagës” dhe nëse presidenti Hashim Thaçi është për shfuqizimin e saj, atëherë duhet të tregojë.
-
Vetëvendosja e quan politike Gjykatën Speciale, por është kundër shfuqizimit
-
Vetëvendosje pa vendim të prerë rreth Speciales, por thotë se s’do t’ia bëjë argatin Thaçit
-
VV: Më 12 shtator marshojmë kundër themeluesve të Speciales
-
Kurti: Kosova ta organizojë mbrojtjen ndaj të akuzuarve në Hagë
-
QUINT-i kërkon të kundërshtohen përpjekjet për zhbërjen e Speciales