Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë thonë në LDK e në Vetëvendosje për akuzat e PSD-së

Akuza të shumta ka hedhur në drejtim të ish-partisë së tij Dardan Molliqaj por edhe ndaj LDK-së, raporton KTV.

Në Interaktiv, ai ka akuzuar partitë tjera opozitare se nuk i kanë përkrahur që të kërkojnë llogari nga Presidenti për bisedimet. Por, këto janë mohuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje.

Anëtarja e kryesisë së “Vetëvendosjes”, Tinka Kurti, ka thënë se arsyeja e mosdhënies së nënshkrimeve nga deputetët e kësaj partie ka qenë krejt objektive.

Sipas saj, shkas është bërë pamundësia që një pjesë e deputetëve të partive opozitare të jenë të pranishëm në një seancë të jashtëzakonshme që mund të mbahej të hënën ose të martën.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka mohuar informacionet, duke thënë se e kanë njoftuar Visar Ymerin e PSD-së se grupi parlamentar i LDK-së ka pasur paraprakisht të planifikuar të mbajë një punëtori jashtë Prishtinës, pikërisht me datat e njëjta kur është menduar të thirret seanca. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet të mërkurën në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, në takimet e fazës finale të dialogut.

Artikuj të ngjashëm