Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë tha në të vërtetë Apostolova për AKS-në

Janë bërë 4 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serb.

Rezultatet e kësaj marrëveshjeje dhe të gjithë procesit janë diskutuar në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, raporton KTV.

Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka thënë se janë arritur rezultate pozitive, por Asociacioni i komunave serbe duhet të themelohet sa më parë.

“Është interes kombëtar i Kosovës para së gjithash të zgjedhin çështjet e hapura me Serbinë përmes normalizimit të marrëdhënieve”, ka deklaruar Apostolova.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu me Serbinë ka dhënë rezultate pozitive për Kosovën, por mbeten edhe disa marrëveshje që ende nuk po zbatohen nga Serbia.

Ndërsa, kryeredaktori i gazetës ‘Koha Ditore’, Agron Bajrami, mendon se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të ekzistojë brenda një kornize të qartë ligjore.

Artikuj të ngjashëm