Ndonëse në vitin 2015 ka përfunduar mandatin komisioni qeveritar për matje të territorit, emri i Murat Mehës vazhdon të jetë aktual, raporton KTV.
Në seancën plenare deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu e kryeministri Isa Mustafa u përplasën verbalisht për komisionin që ishte nën ombrellën e qeverisë. Debati për ushtrinë zuri vend sërish në seancë, aty ku presidenti Hashim Thaçi u quajt manipulator.
Në këtë seancë u fol edhe për dallimin në paga mes zyrtarëve të lartë të shtetit dhe qytetarëve. Ndryshe, shumë pyetje të deputetëve si rëndom, kanë mbetur pa përgjigje, meqë shumica e ministrave nuk ishin të pranishëm në seancë plenare.