Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë ndodhi sot në gjykimin ndaj Fatmir Limajt në rastin MTPT

Janë bërë më shumë se 5 vjet që Fatmir Limaj vazhdon të ballafaqohet me drejtësinë, raporton KTV.

Ai dhe avokati i tij janë kthyer në gjykimin në rastin e MTPT-së, ku Limaj dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, marrje dhe dhënie e ryshfetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto vepra dyshohet se janë kryer në kohën sa Limaj ishte ministër i Transportit.

Për këtë, dëshminë e ka vazhduar Beqir Deda, pronar i kompanisë për ndërtim rrugësh “Burimi”.

Gjyqtarja Maria Tuma e ka ndaluar xhirimin e fytyrës së dëshmitarit me arsyetimin se ai nuk ndihet rehat të flasë para kamerave.

Kur është pyetur nga prokurori, Deda ka thënë se nuk i kujtohet nëse ka aplikuar për tenderin e për mirëmbajtjen verore të rrugëve në rajonin e Ferizajt në 2008.

Por, kur prokurori ia ka treguar atij ofertën që e kishte bërë, Deda ka pranuar se është oferta e kompanisë së tij me nënshkrim të tij.

Gjykimi vazhdon me seanca tjera gjatë muajit shtator.


Çfarë ndodhi sot në gjykimin ndaj Fatmir Limajt... by kohanet