Të shtunën është mbajtur pjesa e dytë e Testit të Maturës, të cilit i janë nënshtruar rreth 25 mijë nxënës, raporton KTV.
Por, edhe kësaj radhe testi është shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka thënë se kryesisht në kryeqytet mbarëvajtja ka qenë në rregull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProblem kryesor i këtij procesi sipas Këshillit Rinor Kosovar, ka qenë se nga 75 qendra të testimit të monitoruara është raportuar për mbi 140 postime të testeve dhe përgjigjeve në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka thënë se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale, kanë qenë shumë më të pakta se në të kaluarën. KSHM-ja ka vlerësuar se Provimi i Maturës ka përfunduar me sukses. Rezultatet do të publikohen më 3 korrik.