Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë kërkon ambasadori i Britanisë nga gjykatësit e prokurorët e Kosovës

Pas nismës “Drejtësia 2020”, ministri Abelard Tahiri ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Britanike në Kosovë në mbështetje të saj, raporton KTV.

Nga shtatë shtylla, në sa është ndarë rishikimi funksional i sektorit të drejtësisë, funksionimi i gjyqësorit është e para shtyllë të cilën ambasada e përkrah.

Ambasadori britanik Ruari O’Connell, ka kërkuar trimëri nga prokurorë e gjykatës në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Ministria e Drejtësisë, bashkë me Këshillin Gjyqësorë dhe atë Prokurorial, iniciuan nismën “Drejtësia 2020”, me të cilën synohet që problemet dhe sfidat në drejtësi të zgjidhen në dy vjetët e ardhshëm.