Ambasada britanike, përmes partnerëve të saj implementues “Axiom International” dhe “Agjencia Limited” dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të mbajë ceremoninë e fillimit të projektit të saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë".
Ky projekt synon të rrisë llogaridhënien, transparencën dhe integritetin, duke zhvilluar sisteme, të cilat janë në pronësi vendore dhe të qëndrueshme, duke u përqendruar veçanërisht në proceset e rekrutimit, avancimit dhe transferimit të të gjithë gjyqtarëve.
Projekti do të përfshijë kornizën e performancës organizative të akredituar ndërkombëtarisht, e cila do të forcojë aftësinë e Këshillit për të drejtuar në mënyrë strategjike Shërbimin Gjyqësor dhe për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm institucional.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott, do të mbajë një fjalim në këtë ngjarje e cila nis prej orës 10:30.
-
Britania kërkon sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë
-
Nënshkruhet memorandum për forcimin e sistemit prokurorial mes Ambasadës së Britanisë dhe KPK-së
-
Hargreaves flet me kryetarin e Supremes për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit
-
Kërkohet t’i jepet fund mosndëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar
-
Ambasada britanike: Ligji për Prokurorinë Speciale e rrit efikasitetin e hetimeve