Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar një propozim mbi Minimumin e një platforme për dialogun e fazës finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Propozimi përmban një numër parimesh, mbi të cilat, sipas Grupit, partitë politike në Kosovë duhet ta orientojnë politikën e tyre partiake dhe institucionale, raporton Koha.net.
Ato përfshijnë: a) Pritjet minimale të Kosovës nga ky proces, dhe b) Vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të ketë negociim.
Dokumenti i bashkëngjitur është rezultat i një analize të thelluar të pritjeve të bashkësisë ndërkombëtare mbi këtë fazë të dialogut, të llojit të kërcënimeve të shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit të saj të brendshëm, kurse propozimet e dhëna janë në pajtim të plotë me praktikat e shteteve tjera dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare që qeverisin marrëdhëniet në mes shteteve.\Besnik Krasniqi.
-
Vijat e kuqe që PDK-ja i kërkon në dialogun me Serbinë
-
Shoqëritë civile në Kosovë e Serbi kërkojnë përkushtim serioz në dialog për marrëveshje finale
-
Kërkohet platformë dhe strategji para rinisjes së negociatave
-
KDI: Vazhdimi i dialogut me Serbinë mos ta gjejë Kosovën pa strategji dhe platformë
- Një skicë: dhjetë sugjerime Qeverisë së re për dialogun