Koalicioni më i madh, që do të garojë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, PDK-AAK-Nisma (PAN), tashmë i cilësuar si “Krahu i luftës” ende nuk e ka bërë publike listën e përbashkët të deputetëve, me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 11 qershorit. Por dihet struktura partiake e listës.
Merret vesh se nga radhët e PDK-së, të cilës i janë bashkuar në garë edhe shtatë parti të vogla, në listë do të jenë 55 kandidatë, nga AAK-ja 40, ndërsa Nisma garon me 15 kandidatë.
është bërë publike, listës së koalicionit do t’i prijë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ndërsa numër dy do të jetë mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj. Fatmir Limaj do të jetë numri katër.