Milaim Zeka, deputet i Nismës, i cili nga prokuroria po hetohet për mashtrim të qytetarëve me viza Schengen, nga foltorja e kuvendit ka fajësuar policinë për arrestimin e tij, derisa nuk ka hezituar t’i quajë kriminelë gazetarët që kanë folur për të.
Megjithëse dihet se askush nuk mund të arrestohet pa urdhër të prokurorit, Zeka ka deklaruar se edhe një polic i thjeshtë në Kosovë mund ta arrestojë një deputet.
Atij nuk i ka pëlqyer aspak debati në Rubikon të KTV-së, të cilin e përcolli nga arresti shtëpiak, për çka fajësoi gazetarin Adriatik Kelmendi, duke e linçuar edhe familjen e tij. Autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, thotë se pavarësisht asaj çfarë ka thënë Zeka, gazetarët nuk do të ndalen së raportuari keqpërdorimet.
Me këtë rast, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili ka bërë thirrje të mos keqpërdoret foltorja e Kuvendit për linçim të gazetarëve.
-
AGK: Milaim Zeka nga foltorja e Kuvendit kërkon linç për gazetarët
-
Milaim Zeka merr pjesë në Komisionin parlamentar të Administratës Publike
-
Dështon seanca ndaj Milaim Zekës e të tjerëve në rastin e vizave
-
Zeka: Shumë kisha pas qejf me pa Veselin në pranga, në burg e të poshtëruar
-
Vazhdon gjykimi kundër deputetit Zeka për mashtrim me viza